Sunday, 17. May 2026
Sport

Mirko Vuçiniç shpallet fajtor për evazion fiskal. Nis konfiskimi i pasurisë, ja dënimi për ish-sulmuesin e Juves

GS 20/10/2023 1 Min. Lesezeit

Mirko Vuçiniç shpallet fajtor për evazion fiskal. Ish-sulmuesi malazez  është dënuar në Itali me dy vjet burgim me kusht për evazion fiskal.  Sipas mediave italiane, gjykata e shpalli fajtor ish-sulmuesin e Leçes, Romës dhe Juventusit për evazion fiskal.

vucinic

Bëhet fjalë për periudhën 2014-2017 kur Mirko Vuçiniç luajti për Al Xhazira dhe italianët e akuzojnë se nuk ka deklaruar të ardhurat prej gjashtë milionë eurosh.

Avokati i tij pretendon se ai nuk ishte i lidhur financiarisht me Italinë në atë kohë dhe se nuk ishte i detyruar të justifikonte paratë. Megjithatë, gjykatësi vendosi kundër tij.

Ai u kërcënua me tre vite burg, por duket se u gjetën rrethana lehtësuese, për këtë arsye praktikisht u largua me një dënim me kusht. Megjithatë, sekuestrimi i pasurisë së tij tashmë ka filluar.

Vuçiniç ka një karrierë të madhe, ku për një kohë të gjatë ishte sulmuesi më i mirë i Serisë A. Ai luajti për dy kombëtare, Serbinë dhe Malin e Zi dhe Malin e Zi pas pavarësisë.

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: