Friday, 13. February 2026
Sport

Ishte akuzuar për ngacmim s*ksual, futbollisti i Fiorentinës shpallet i pafajshëm

GS 10/10/2024 1 Min. Lesezeit

Albert Gudmundsson shpallet i pafajshëm nga gjykata në Islandë në fund të procesit në gritur kundër tij për ngacmim seksual në verën e vitit 2023.

Sulmuesit të Fiorentinës iu desh të përballej me një proces delikat penal në Islandë, ku u akuzua për një krim shumë të rëndë.

Megjithatë, gjykata vendosi në favor të Gudmundsson, i cili gjithmonë e kishte deklaruar veten të pafajshëm.

Në realitet, çështja mund të mos jetë ende e mbyllur përfundimisht për Gudmundsson.

Prokuroria ka mundësi që brenda 30 ditëve të apelojë pafajësinë e sulmuesit.

Në atë rast, dënimi i ri (këtë herë përfundimtar) sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, do të mbërrinte në qershor 2025.

Teilen: