Monday, 29. June 2026
Sport

Ishte nga më të mirët e Brazilit, Casemiro shpallet “Man of the Match”

GS 29/06/2026 1 Min. Lesezeit

Brazili ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-tave të Botërorit.

“Seleçao”, mposhtën në frymën e fundit Japoninë me rezultat 2-1, me Gabriel Martinellin që i dha fitoren.

Një nga yjet e ndeshjes ishte Casemiro, i cili pati një super paraqitje ku dhe shënoi golin e barazimit.

Për këtë paraqitje, ish-ylli i Real Madridit dhe Manchester United u shpall “Man of the Match” duke u bërë braziliani i dytë që merr këtë çmim.

Brazili, në fazën tjetër përballet me fituesin e ndeshjes Bregu i Fildishtë-Norvegji.

Teilen: