Wednesday, 22. April 2026
Sport

Ismajli kthehet kundër Interit

GS 22/04/2026 1 Min. Lesezeit

Pasi mungoi javën e shkuar, mbrojtësi Ardian Ismajli kthehet këtë javë për ndeshjen që Torino e luan kundër Interit.

Ismajli i mungoi Torinos në barazimin pa gola kundër Cremoneses, ndërsa do të jetë në dispozicion të trajnerit Roberto d’Aversa për duelin me Interin.

Torino – Inter, është ndeshje që i takon xhiros së 34-të në Serie A të Italisë dhe luhet të shtunën prej orës 18:00.

Ismajli pritet të jetë startues në këtë përballje të rëndësishme për Torinon, ekip që në tri ndeshjet e fundit nuk di për humbje.

Mbrojtësi i Shqipërisë është lojtar i rëndësishëm në repartin defensiv të Torinos që synon rezultat pozitiv ndaj Interit, që prinë në Serie A dhe po marshon drejt titullit të kampionit.

Në 23 ndeshje të luajtura deri më tani në kampionat për Torinon, Ismajli ka regjistruar edhe një asistim.

Teilen: