• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ismet Ramushi: Drita kaloi tutje me meritë, pres paraqitje të mirë edhe ndaj Legias – rezultatet e Ballkanit dëshpëruese

16/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drita është skuadra e vetme shqiptare në garë për t’u kualifikuar në kompeticionet evropiane.

Skuadra gjilanase fitoi me përmbysje ndaj Audës të cilën e mposhti në “Fadil Vokrri” me rezultat 3-1, për të avancuar tutje falë rezultatit të përgjithshëm 3-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër Ballkani fitoi me rezultat 1-0 për ta dërguar ndeshjen në penallti, aty ku skuadra e Ilir Dajës u tregua më pak e saktë duke u eliminuar kështu në fazën e tretë të kualifikimeve për Conference League.

Ish lojtari i Dritës, Ismet Ramushi për GazetaBlic Sport lavdëroi performancën e Dritës duke thënë se beson se skuadra kosovare do luajë mirë edhe ndaj Legias.

“Pa dyshim, paraqitje e mirë e Dritës. Me plot meritë kalon më tutje. Paraqitje perfekte e Dritës në të gjitha aspektet. Një ndihmë e madhe ishte edhe rikthimi i “Intelektualëve” në tribuna, gjë që shumë i ka munguar Dritës. Besoj që Drita edhe kundër Legias do të ketë paraqitje të mirë, sepse e ka ekipin për të bërë konkurrencë çdo kundërshtari që ballafaqohet”, tha fillimisht ai.

Tutje, Ramushi kritikoi Ballkanin për mungesë transferimeve.

“Sa i përket Ballkanit, krahasuar me vitin e kaluar, është mjaft dëshpëruese të shohësh rezultate të tilla. Shumë ndryshime në formacion, shumë largime, pak ardhje, dhe ato ardhje nuk janë dëshmuar si pasues të largimeve”, përfundoi Ramushi për GazetaBlic Sport.

Next Post

Perez: Mbappe e ka nisur me këmbën e mbarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.