Monday, 27. April 2026
Sport

Istogu kalon tutje, eliminohen Ferizaj e Samadrexha

GS 05/10/2025 1 Min. Lesezeit

Hendbollistet e Istogut kanë avancuarnë raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Kampionia në fuqi, u kualifikua tutje falë fitores së ndeshjen e parë, pasi në të dytën barazoi 28:28 kundër ekipit nga Greqia, AEP Panorama.

Ndeshjen e parë, Istogu e kishte fituar me rezultatin 39:31, ndërsa në të dytën u dallua Christiny Aragon me 9 gola të shënuar.

Për dallim prej Istogut që është kualifikuar tutje, skuadra e Ferizajt dhe Samadrexhës janë eliminuar në raundin e dytë të Kupës Evropiane.

Të dyja ndeshjet, Ferizaj i ka luajtur në Itali kundër ekipit Jomi Salerno kurse në duelin e dytë pësoi me shifrat 44:19 për ta konfirmuar eliminimin.

Edhe Samadrexha pësoi thellë në ndeshjen e dytë nga skuadra e PAOK-ut, e cila fitoi me shifrat 34:20.

Teilen: