Wednesday, 3. June 2026
Futboll

Italia me “fytyrë të re” mjaftohet me një gol ndaj Luksemburgut, Holanda “zhgënjen” ndaj Algjerisë (video)

GS 03/06/2026 1 Min. Lesezeit

Përveç Shqipëri-Izrael, sot janë luajtur edhe ndeshje të tjera miqësore. Italia e drejtuar nga trajneri i përkohshëm Silvio Baldini ka fituar 0-1 në miqësoren në transfertë ndaj Luksemburgut.

Axurrët me shumë “fytyra” të reja, gjetën golin në fillim të pjesës së dytë ku Francesco Pio Esposito shënoi me kokë, pas krosimit të Niccolo Pisilli, nga goditja e këndit.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Për Italinë, pasti shumë debutime në këtë takim.

Në Rotterdam, Holanda u përballë në një test miqësor me Algjerinë. Të dyja ekipet po përgatiten për Botërorin. Tulipanët e drejtuar nga Ronald Koeman zhgënjyen para tifozëve të vetë, duke u mundur 0-1.

Anis Hadj Moussa shënoi për Marokun në minutën e 86-të, duke realizuar një gol tejet të bukur, me një goditje të fuqishme brenda zonës.

SHIKOGOLAT

Teilen: