• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Italianët e bëjnë të sigurt: Ibra ka zgjedhur trajnerin e ri të Milanit, por ka “luftë” me dy klube dhe me… Kardinalen

05/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zlatan Ibrahimoviç e ka vendosur: në fund të këtij sezoni, Stefano Pioli do t’i japë lamtumirën Milanit, sido që të shkojnë gjërat në kampionat. I emëruar si këshilltari i drejtuesve kuqezinj, ish-sulmuesi suedez raportohet nga mediat pranë klubit se e ka ndarë mendjen që në sezonin e ardhshëm, Milani duhet të nisë një cikël të ri.

furlani-ibra-pioli

“Sportmediaset” bën të ditur se Ibra dëshiron me çdo kusht Antonio Konten në pankinën e klubit kuqezi. Suedezi është i bindur se me një trajner me mentalitet fitues si Konte, Milani do të dijë të kthehet në nivelet më të larta në Itali dhe në Europë.

Por pengesat për të bërë realitet këtë ëndërr të tijën nuk mungojnë. Nga një anë janë Roma e Napoli, dy klube të cilat gjithashtu janë shumë të interesuara për trajnerin italian. Nga ana tjetër, është pikërisht pronari i klubit, Xherri Kardinale.

Ky i fundit nuk tërhiqet shumë nga ideja e shpenzimeve që kërkon një trajner si Konte, si sa i përket pagesës së tij, ashte edhe përforcimeve në merkato. Për këto arsye, ai heziton që t’i kthejë një përgjigje pozitive Ibras për të nisur negociatat me trajnerin. Megjithatë, ish-sulmuesi duket i vendosur dhe ka kthyer në mision të tijin që t’i mbushë mendjen pronarit për të hedhur këtë hap të rëndësishëm për të ardhmen e klubit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Liverpooli po e blindon me kontratë të re yllin e skuadrës pas interesimit të Arsenalit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.