Kur kanë mbetur më pak se katër orë deri te fillimi i ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, kjo e fundit po prin me vota në sondazhin e UEFA-s sa i përket çështjes së fituesit të këtij dueli.
Kuqezinjtë e nisin sot aventurën në Kampionatin Evropian Euro 2024, ku me fillim nga ora 21:00 do të përballen me kampionin aktual të kësaj gare, Italinë.
Në sondazhin e UEFA-s në faqen zyrtare se kush do ta fitojë ndeshjen e sotme, Shqipëria prin me 47%, kurse 43% mendojnë se Italia do ta fitojë.
10% mendojnë se ndeshja do të përfundojë pa fitues.