• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 8, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Ja pse Onana nuk e pranoi numri 1 në fanellë te Man United

25/07/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri i ri i Manchester United, Andre Onana ka shpjeguar pse zgjodhi fanellën e pazakontë me numër 24, ndërsa beson se Erik ten Hag është një nga trajnerët më të mirë në botë.

Kamerunasi është bërë portieri i tretë më i shtrenjtë në botë pasi përfundoi një kalim prej 52 milionë eurosh nga finalistët e Ligës së Kampionëve, Interi në “Old Trafford”.

Ai nuk do të veshë fanellën e zakonshme me numër 1 te United, e cila është liruar pas largimit të David de Geas, por në vend të kësaj ai vendosi të vazhdojë me fanellën numër 24, të cilën e ka veshur më parë te Ajaxi dhe Interi.

Zgjedhja e fanellës së Onanës i referohet datës së lindjes së tij, 2 prill, pra dita e dytë e muajit të katërt dhe ai shpreson që kjo të sjellë fat të mirë në Mançester, përcjellë lajmi.net.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

I pyetur për zgjedhjen e tij, 27-vjeçari tha:

“Më pëlqen ai numër dhe është ditëlindja ime, data ime e lindjes. Pra, për mua është e mrekullueshme dhe më pëlqen kjo fanellë. Me këtë numër kemi bërë shumë dhe shpresoj se kjo do të vazhdojë.’

Lëvizja e Onanës në Old Trafford e sheh atë të ribashkohet me Ten Hag dhe një treshe ish-shokësh të skuadrës në Ajax – Lisandro Martinez, Antony dhe Donny van de Beek – dhe ai thotë se kjo luajti një rol të madh në vendimin e tij.

I pyetur se sa ndikim të madh ka pasur Ten Hag tek ai, Onana vazhdoi: ‘Po, një ndikim shumë i madh, të jem i sinqertë. Kemi bërë shumë gjëra të mëdha së bashku, arritëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Ajaxin. Nuk ishte diçka e lehtë për ta bërë këtë me një klub të vogël si Ajaxi. Është diçka që e bëni vetëm çdo 20 ose 25 vjet. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, ai është një trajner i mirë, për mua një nga më të mirët në botë.”, tha Onana në fund./Lajmi.net/

  


Next Post

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Flamurtarit dhe Tiranës

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In