Wednesday, 6. May 2026
Sport

Jack Grealish pranon ofertën e Evertonit

GS 11/08/2025 1 Min. Lesezeit

Largimi i Jack Grealish nga Manchester City po afron me shpejtësi. Lojtari është pranë një transferimi tek Evertoni pasi pranoi ofertën e klubit nga Liverpuli, megjithëse me disa hezitime, veçanërisht për shkak të thashethemeve se Napoli i Antonio Contes ishte i interesuar për të. Marrëveshja për anësorin e lindur në vitin 1995, pritet të përfundojë në formë huazimi.

Tani, pas marrëveshjes së Grealish, topi kalon në duart e dy klubeve, të cilat do të duhet ta strukturojnë transferimin në detaje.

Objektivi kryesor i “qytetarëve” është të paguajnë përqindjen më të ulët të mundshme të pagës së tij prej mbi 15 milionë stërlinash në vit për sezonin 2025/26.

Teilen: