Sunday, 31. May 2026
Futboll

“Jam lutur që të mos humbja Kupën e Botës”, Yamal tregon makthin që ka kaluar javët e fundit

GS 31/05/2026 2 Min. Lesezeit

Lamine Yamal do të mungojë në ndeshjen hapëse të Spanjës në Kupën e Botës 2026, por sulmuesi i Barcelonës po përpiqet shumë për rikuperimin e tij, që të jetë i gatshëm për ndeshjet e tjera.

Në një intervistë të fundit për rrjetet zyrtare të Federatës spanjolle, Yamal tregoi “makthin” që ka kaluar këto javë, pas dëmtimit që pësoi me Barcelonën, që mund ta linte jashtë Botërorit.

“Mbaj mend momentin kur u lëndova. Brenda vetes, po lutesha të mos ishte asgjë serioze, që të ishte thjesht dhimbje barku ose diçka e tillë, sepse Kupa e Botës ishte shumë afër dhe e dija që një dëmtim në kofshë, edhe pse nuk e kisha pasur kurrë më parë, nuk ishte diçka që shërohej shpejt. Kisha frikë se dëmtimi mund të ishte serioz dhe mund të përfundoja duke humbur Kupën e Botës”, tha Yamal.

Sulmuesi i Barcelonës pranoi se ideja e të luajturit në një Kupë Bote, hera e parë për të, sigurisht që ka qenë një burim i madh motivimi gjatë rikuperimit të tij.

“Mendërisht, ndihem sikur nuk kam luajtur asnjë ndeshje gjatë gjithë sezonit. Jam shumë i emocionuar për mundësinë për të debutuar në Kupën e Botës. Në mendjen time, ndihem sikur kam luajtur futboll për 10 vjet, por në realitet kanë kaluar vetëm tre. Katër vjet më parë po luaja me shokët e mi në qendrën sportive lokale. Pra, për një fëmijë që luante me miqtë e tij katër vjet më parë, tani të përgatitet për një Kupë Bote, është diçka vërtet e çmendur”, shtoi Yamal.

Teilen: