Karriera e James Rodríguez duket se po i afrohet fundit, me mesfushorin kolumbian që aktualisht po kalon një periudhë me pak hapësira loje te Minnesota United FC në “Major League Soccer”.
34-vjeçari nuk është më në rolin kryesor si dikur dhe mungesa e minutave në fushë ka shtuar spekulimet se ai mund të jetë pranë vendimit për t’u tërhequr nga futbolli profesionist, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, ish-ylli i disa prej klubeve më të mëdha evropiane nuk e ka mbyllur ende kapitullin me kombëtaren. Ai synon që Botërori 2026 të jetë turneu i tij i fundit madhor, me shpresën për një rikthim te Kolumbia pas shumë vitesh mungesë në skenën ndërkombëtare.
Gjatë karrierës së tij, James ka qenë pjesë e skuadrave elitare si FC Porto, Real Madrid CF dhe FC Bayern Munich, ku ka fituar trofe të rëndësishëm dhe ka lënë gjurmë si një nga mesfushorët më teknikë të gjeneratës së tij./lajmi.net/