Dueli mes Lushnjës dhe Pogradecit, ngriti siparin e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Lagunarët e Maganit triumfuan me rezultatin 1-0 ndaj liqenorëve, ndërkohë që ditën e sotme janë planifikuar të zhvillohen 4 sfidat interesante, të cilat luhen paralelisht në orën 17:00.
Vora e Bellait pret në shtëpi Kukësin. Vorakët janë pretendent këtë sezon, ndërkohë që verilindorët, vijnë pas triumfit me Erzenin në javën e parë.
Në sfidat e tjera, Flamurtari dhe Erzeni do të kërkojnë pikët e para në kampionat, në përballjen që do të luhet në “Tofik Jashari”.
Ndërkohë në 2 takimet e tjera, Burreli i Ditmar Bicajt pret Valbonën, ndërsa Apolonia do të masë forcën me Kastriotin. Kjo javë mbyllet me duelin e ditës së diel mes Besës dhe Korabit që luhet në Rrogozhinë.
SOT
VORA – KUKËSI 17:00
BURRELI – VALBONA 17:00
ERZENI – FLAMURTARI 17:00
APOLONIA – KASTRIOTI 17:00