Saturday, 16. May 2026
Sport

Java e dytë e Kategorisë së Parë/ Zbuloni 4 përballjet interesante që luhen ditën e sotme

GS 31/08/2024 1 Min. Lesezeit

Dueli mes Lushnjës dhe Pogradecit, ngriti siparin e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Lagunarët e Maganit triumfuan me rezultatin 1-0 ndaj liqenorëve, ndërkohë që ditën e sotme janë planifikuar të zhvillohen 4 sfidat interesante, të cilat luhen paralelisht në orën 17:00. 

Vora e Bellait pret në shtëpi Kukësin. Vorakët janë pretendent këtë sezon, ndërkohë që verilindorët, vijnë pas triumfit me Erzenin në javën e parë. 

Në sfidat e tjera, Flamurtari dhe Erzeni do të kërkojnë pikët e para në kampionat, në përballjen që do të luhet në “Tofik Jashari”. 

Ndërkohë në 2 takimet e tjera, Burreli i Ditmar Bicajt pret Valbonën, ndërsa Apolonia do të masë forcën me Kastriotin.  Kjo javë mbyllet me duelin e ditës së diel mes Besës dhe Korabit që luhet në Rrogozhinë.  

SOT

VORA – KUKËSI 17:00

BURRELI – VALBONA 17:00

ERZENI – FLAMURTARI 17:00

APOLONIA – KASTRIOTI 17:00

Teilen: