Friday, 21. August 2026
Sport

Java e dytë e Superligës fillon të premten, derbi shtyhet

GS 21/08/2026 1 Min. Lesezeit

Me ndeshjen Malisheva – Drenica, hapet xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje zhvillohet të premten nga ora 16:30 në Malishevë.

Të shtunën janë ndeshjet Dukagjini – Feronikeli 74 dhe Ballkani – Vushtrria. Të dielën prej orës 16:30 është ndeshja mes Llapit e Gjilanit, kurse derbi i madh i xhiros mes Prishtinës e Dritës është shtyrë.

Kjo ndeshje është shtyrë për termin tjetër për shkak të angazhimit të Dritës në Ligën e Konferencës.

Teilen: