Reali i Madridit do të luajë sonte në mbrëmje në Vigo kundër Seltës (ora 21:30) dhe kjo transfertë duket se është fatsjellëse për “los blancos”. Reali ndihet mjaft komod në “Balaidos” një stadium ku nuk humbet një ndeshje në La Liga që nga viti 2014.

Dhe si për ironi të fatit, asokohe në stolin e Realit të Madridit ishte trajneri aktual i ekipit, Karlo Ançeloti. Ndeshja korrespondonte me javën e 37-të dhe përfundoi 2- 0 me një dygolësh nga Karles. Që atëherë, Reali nuk e di se çdo të thotë humbje kundër Seltës në La Liga.
Që nga ai takim në vitin 2014, të dyja skuadrat janë takuar 18 herë në kampionatin spanjoll me një rekord prej 16 fitoresh për Realin dhe dy barazime.
FORMACIONET ZYRTARE:

PANORAMASPORT.AL