Ndërsa lojtarët portugezë festuan fitoren e tyre të dytë në ndeshjen e tyre të dytë të Ligës së Kombeve, njëri prej tyre ishte në dhomën e zhveshjes.
Ndryshe nga shokët e tij të ekipit, Cristiano Ronaldo nuk kishte arritur të shkonte te tifozët që kishin udhëtuar në Norvegji.
Ai as nuk doli në fushë pas vërshëllimës së fundit për të përgëzuar shokët e tij të ekipit.
Mbi këtë temë Jorge Jesus ka shpjeguar se vendimi për të mos aktivizuar Ronaldo-n nuk është marrë në mirëkuptim me lojtarin: “E kisha menduar ta aktivizoja, ndoshta për gjysmë ore, por rrjedha e ndeshjes diktoi ndryshe. Mendova se koha ishte e papërshtatshme. Nuk kishte të bënte me pushimin e tij fizik, pasi ai ishte plotësisht i aftë të luante për aq kohë sa do të doja unë”. A.V.