• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jo vetëm Xabi Alonso për stolin

28/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jo vetëm Xabi Alonso për pankinën e Realit të Madridit. Drejtuesit e “Los Blancos” kanë edhe një tjetër preferencë në lidhje me pasardhësin e Carlo Ancelottit.

Italiani do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit në fundin e sezonit, ndërkohë që Florentino Perez ka një vlerësim të madh për Roberto De Zerbin.

44-vjeçari italian po dhuron spektakël me Brightonin në Premier League, teksa njësoj ka bërë edhe me Sassuolon në Serie A.

De Zerbi krahasohet me Pep Guardiolën për stilin e tij të futbollit. Tekniku nga Brescia frymëzohet nga spanjolli i Manchester City, teksa ka kontratë me Brightonin deri në 2026.

Por në akordin me drejtuesit është rënë dakord që të lejohet largimi i tij i parakohshëm nëse vjen ndonjë telefonatë e parefuzueshme. Si ajo e Realit.

Xabi Alonso, i cili gjithashtu po bën shumë mirë në Bundesliga me Bayer Leverkusen, mbetet favoriti kryesor për të zëvendësuar Ancelottin.

Ish-mesfushori e njeh mirë ambientin te Reali, pasi ka luajtur si futbollist në “Santiago Bernabeu”, por presidentin Perez e intrigon shumë edhe opsioni De Zerbi.

Skuadra e të cilit po zhvillon një futboll shumë të bukur dhe renditet në vendin e tretë në Premier League me sulmin më të mirë në kampionatin anglez për momentin.

Next Post

Nga rënia disa kategori më poshtë dhe heqja e titujve te përjashtimi nga Europa, ja çfarë rrezikon Barcelona

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.