Joao Neves do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique.
19-vjeçari është pjesë e Benfikës dhe kombëtares luzitane, ndërkohë që pritet t’u kushtojë kampionëve të Francës 70 mln euro përfshirë bonuset.
Marrëveshja finale është afër dhe po diskutohen detajet e fundit në lidhje me operacionin e transferimit të lojtarit në “Parc des Princes”.
Joao Neves, një produkt i Benfikës, luan si qendërmesfushor, por bën mirë edhe rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes.