Sipas raportimeve të shumta të medieve italiane dhe atyre angleze, përfaqësuesit e John Stones i kanë ofruar Interit lojtarin e tyre. Anglezi ka vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Manchester City, pasi i skadoi kontrata në fund të qershorit.
Një nga klubet që është përfolur së fundmi për të ardhmen e Stones është edhe Interi. Megjithatë, zikaltrit janë në dyshime për transferimin e anglezit për dy arsye.
Së pari, Inter është në kërkim të një mbrojtësi të ri, pasi i thanë lamtumirë Stefan de Vrij dhe Francesco Acerbi në fund të kontratave të tyre.
Një alternativa shumë e mirë duket se është Trevoh Chalobah, për të cilin Chelsea kërkon 30 milionë euro. Për 26-vjeçarin anglez ka interes konkret edhe nga Como.
Dyshimi i dytë në lidhje me John Stones qëndron me pagën e tij. Anglezi ka një faturë mjaft të kripur për nivelin e Serie A dhe tek Inter nuk janë të sigurt nëse forma e tij do ta justifikojë pagën apo jo.
Përveç Interit, për John Stones ka interes edhe nga Juventus, Milan dhe Napoli.