Monday, 21. September 2026
Futboll

Jose Mourinho, gati për sakrificën e madhe te Real Madrid. Portugezi është në hall

GS 21/09/2026 1 Min. Lesezeit

Vinicius Junior nuk ka treguar asgjë këtë sezon deri tani. Braziliani është shumë larg formës që jemi mësuar të shohim, ku në shumë raste ka qenë vendimtar te Real Madrid.

Deri tani, Vinicius Junior ka qëndruar totalisht në hije. Në derbin gjatë Atletico Madridit, Vinicius Junior u zëvendësua në minutën e 53-të, ku “Los Blancos” mbetën me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Dean Hujisen. Deri kur u zëvendësua, Vinicius Junior nuk pati asnjë ndikim në fushë.

Në këtë situatë, mediet spanjolle paralajmërojnë se Jose Mourinho mund të jetë i detyruar të nisë me Yan Diomande nga minuta e parë dhe Vinicius Junior të përfundojë në stol. Te Real Madrid shpresojnë që braziliani të rikthehet në formën e dikurshme pas ndeshjeve ndërkombëtare, ndryshe rrezikon shumë të humbë vendin e titullarit.

Teilen: