Tuesday, 28. April 2026
Sport

Jose Mourinho kandidati kryesor për stolin e Real Madridit

GS 28/04/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Real Madridit është duke kërkuar një trajner të ri për sezonin 2026/27.

Duket se Florentio Perez nuk do të besojë Alvaro Arbeloas-it dhe tashmë ka filluar të bëjë një listë trajnerësh.

Siç raporton “The Athletic”, presidenti i Real Madridit e konsideron favorit Jose Mourinhon.

Trajneri i Benficas mund të largohet për vetëm tre milionë euro nga skuadra portugeze.

63-vjeçari është favorit kryesor për t’u emëruar trajner i Real Madridit dhe kjo do ishte hera e dytë në karrierë.

 

Teilen: