Thursday, 23. April 2026
Sport

Ju kujtohet Flamini? Pasi la futbollin u bë biznesmen dhe tani vlen 11 miliardë euro

GS 23/04/2026 2 Min. Lesezeit

Mathieu Flamini, ish-mesfushori francez që ka luajtur me fanellën e Arsenalit, Olimpikut të Marsejës dhe Milanit, u tërhoq nga futbolli i luajtur në 2019-ën. Dhe që atëherë u bë shumë i pasur.

Pasi vari “këpucët në gozhdë”, Flamini krijoi kompaninë e tij “GFBiochemicals”, që brenda pak vitesh u bë një faktor i rëndësishëm në sektorin e industrisë biokimike. Dhe sot “Forbes” e vlerëson pasurinë e ish-lojtarit të Milanit me mbi 11 miliardë euro.

“Futbolli ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë, por ambienti ka pasur gjithmonë një vend të rëndësishëm në jetën time, – ka shpjeguar Flamini në një intervistë për “Harvard Business Review”. – E kam pasur një ndërgjegje ekologjike që herët dhe gjatë karrierës sime mendoja se si mund të kontribuoja, duke gjetur zgjidhje kundër ngrohjes klimatike dhe impaktit të njeriut mbi planetin dhe shëndetin.

Kur shkova te Milani në moshën 24-vjeçare isha një nga më të rinjtë. Shumë nga shokët e skuadrës kishin që atëherë aktivitete jashtë fushës dhe kjo më ka shtyrë të mendoj se si mund të bëhem sipërmarrës”.

E teksa kompania e Flamini rritet, në Angli kanë filluar të qarkullojnë zëra javët e fundit për blerjen e kuotave tek Arsenali nga francezi. Do të ishte një rikthim romantik në klubin, ku ish-mesfushori ka luajtur 153 ndeshje.

Teilen: