Telenovela e verës nuk është lënë akoma pas krahëve, por tani Julian Alvarez ka shansin të rifitojë Atletico Madrid. Pas tentativave për t’u transferuar te Barcelona, qëndrimeve të dëshpëruara të kapura nga telekamerat dhe mungesave në stërvitje, sulmuesi është bashkuar me grupin.
Vendimin e ka komunikuar trajneri Simeone, i cili në konferencë shtypi është shprehur kështu në lidhje me çështjen e futbollistit argjentinas: “Për mua, jeta është e mbushur me mundësi. Dhe tani Julián ka një mundësi.
Shpesh e kalojmë jetën duke gjykuar. Duhet të shqetësohemi ta bëjmë më pak këtë gjë dhe të mësojmë më shumë. Shpresoj që kjo të ketë qenë për të një eksperiencë mësimi. Shpresoj që të jetë i lumtur dhe, ashtu siç i tha Futre dje nëpërmjet një videoje, ta tregojë duke shënuar gola”.
Julian Alvarez do të udhëtojë bashkë me skuadrën drejt Bilbaos për ndeshjen e radhës në kampionat.