Thursday, 16. July 2026
Futboll

Juventus bën “bingo”. Siguron një super përforcim nga rivalët, me kosto zero

GS 16/07/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht se fillimisht Zeki Çelik kishte rënë parimisht dakord me Romën për të rinovuar kontratën, e cila skadoi në qershor të këtij viti, turku do të transferohet te Juventus.

Fabrizio Romano kinfirmon lëvizjen e bujshme, sipas të cilit mbrojtësi turk ka qenë i pranishëm sot në Torino për të finalizuar marrëveshjen.

29-vjeçari turk ishte titullar i padiskutueshëm për Romën në sezonin e kaluar, ndaj te Juventus janë të bindur që kanë bërë një goditje të mirë në merkato, aq më tepër që nuk do të paguajnë asnjë kosto për kartonin e tij.

Teilen: