Monday, 20. April 2026
Futboll

Juventus bën detyrën ndaj Bologna dhe tani është një hap më afër biletës për në Champions (video)

GS 19/04/2026 2 Min. Lesezeit

Juventus ka fituar 2-0 ndaj Bologna-s, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 33-të në Serie A. Bardhezinjtë e nisën vrullshëm duke gjetur golin që në minutën e 2-të, ku pas një krosimi në zonë të Pierre Kalulu ishte Jonathan David që dërgoi me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 11-të, Juventus gjen golin me Franciso Conceicao, por që anullohet për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 23-të, Juventus pati një shans të mirë për të dyfishuar shifrat, por Francisco Conceicao përplaset me portierin e Bologna-s dhe nuk arrin të shënojë. Në minutën e 35-të, goditja nga distanca e mesfushorit të bardhezinve Emil Holm përplaset në traversë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për bardhezinjtë.

Në minutën e 57-të, Juventus dyfishon shifrat me anë të Khephren Thuram. Francezi i futur si zëvendësuesnë fushë në fillim të pjesës së dytë, shënon me kokë pas asistit të Weston McKennie. Në minutën e 63-të, Jonathan Rowe i pafat, pasi goditja e sulmuesit të Bologna-s përplaset në shtyllën e majtë. Në minutën e 72-të, largohet Conceicao dhe futet në fushë Edon Zhegrova.

Shifrat nuk ndryshon deri në fund. Juventus fiton 2-0 dhe merr kështu fitoren e tretë rresht në Serie A, duke përforcuar pozitat në vendin e katërt me 63 pikë, 5 pikë më shumë se Como dhe Roma.

SHIKOGOLAT

Teilen: