Wednesday, 3. June 2026
Futboll

Juventus gjen qendërmbrojtës në La Liga, kushton 15-20 milionë euro

GS 03/06/2026 1 Min. Lesezeit

Juventus pritet të bëjë ndryshime të shumta në ekip për sezonin e ri. Trajneri Luciano Spalletti ka kërkuar afrimin e një qendërmbrojtësi dhe një nga emrat që po ndjekin bardhezinjtë është ai i Pau Navarro.

Sipas TransferFeed, 21-vjeçari i “Nëndetëses” përshtatet në mënyrë të përkryer në politikën e transferimeve të bardhezinjve. Mosha e tij e re dhe mbi të gjitha çmimi 15-20 milionë euro, e bëjnë Navarro-n një profil interesant.

Bisedimet mes palëve pritet të nisin shumë shpejt, por Navarro mund të konfirmohet që është një nga objektivat e rëndësishëm të Juventusit për merkaton e verës.

Teilen: