Pas një fillim sezoni me shumë luhatje, Juventus pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së janarit. Il Messaggero zbulons e bardhezinjtë kanë piektuar holandezin e Lazio-s, Kenneth Taylor, si profilin ideal për të kompletuar mesfushën.
24-vjeçari po shkëlqen te Lazio dhe është padyshim një nga pikat kyçe për trajnerin Gennaro Gattuso. Sipas raportimit në fjalë, Juventus është gati të bindë Claudio Lotito-n me një ofertë 40 milionë euro. Ndërsa për lojtarin do të ketë një dyfishim të rrogës që merr aktualisht te Lazio që nuk i kalon 2 milionë euro në sezon.
Përveç Juventusit, për Taylor ka interes konkret edhe nga klubet e Premier League si Brighton e Bournemouth. Megjithatë, trajneri i Lazios-, gattuso ka marrë garanci nga drejtuesit e klubit që nuk do të ketë largime gjatë merkatos së janarit.