• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi arrin marrëveshje me lojtarin e Atalantës

05/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi arrin marrëveshjen me Teun Koopmeiners. Hollandezi është një nga objektivat kryesorë të klubit bardhezi për merkaton e verës. Megjithatë, për të lënë të lirë lojtarin në fjalë, Atalanta kërkon plot 60 milionë euro. Një shumë e tillë konsiderohet e papërballueshme nga ana e Juventusit, që gjithësesi, e ka gjetur një zgjidhje.

Sipas raportimeve, si fillim, Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje personale me lojtarin në fjalë. Mesfushori ka pranuar që të bëhet pjesë e klubit torinez, ndërsa pritet të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare, nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon. Tashmë ngërçi i vetëm qëndron në gjetjen e gjuhës së përbashkët mes Juventusit dhe Atalantës.

Mirëpo, edhe kjo e ka një zgjidhje. Atalanta nuk mund të dalë kundër dëshirës së lojtarit për t’u larguar, pasi në këtë mënyrë, kjo do të ndikonte në performancat e tij në fushë me ekipin zikaltër. Në kushte si këto, kampionët e Europa League, mund të detyrohen të dëgjojnë edhe propozimin e Juventusit, që në fakt, e ka gati një ofertë.

Plani i klubit torinez është që të ofrojë 30 milionë euro në drejtim të Atalantës, plus mbrojtësin e qendrës, Dean Huijsen, i cili gjysmën e sezonit 2023/24, e kaloi i huazuar në radhët e Romës. Nuk dihet se si do të përfundojë një çështje e tillë, por informacionet që vijnë nga përtej Adriatikut, e bëjnë thuajse të kompletuar transferimin e Koopeiners në radhët e Juventusit. Gjithësesi, një gjë të tillë, do ta vërtetëojë vetëm koha.

Sakaq, klubi bardhezi po punon gjithashtu, që organika të pasurohet edhe me të tjerë futbollistë.

Next Post

Mediat spanjolle e konfirmojnë, “Bavarezët” e Bayern gati thasët për Araujo

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.