Monday, 27. April 2026
Sport

Juventusi do mesfushorin e Atalantës në verë, por gjigandi i Premier Ligës mund t’i prishë planet bardhezinjve

GS 23/03/2024 1 Min. Lesezeit

Juventusi është i vendosur që në merkaton e verës do të afrojë në Torino mesfushorin e Atalantës, Teun Kupmainers.

kupmainers

Por planet e bardhezinjve mund të prishen nga gjigandi i Premier Ligës, Liverpuli. Të kuqtë janë gati për të përmbushur kërkesat e klubit të Bergamos dhe të kapin shumën 60 milionë euro.

Nëse “Zonja e Vjetër” nuk do të arrijë që kjo të ndodhë atëherë do të mendojë për planin B. Alternativat janë: Lazar Samardzicc i Udinezes, Levis Ferguson, zbulimi i Bolonjës, Leon Goretcka i Bajernit Mynih dhe Heorhij Sudakov i Shakhtar Donjetck.

Shumë do të varen edhe nga Adrien Rabio, i cili do të marrë një vendim për të ardhmen vetëm në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: