Klubi i Juventusit ka uruar futbollistin e tij, Edon Zhegrovën, në gjuhën shqipe.
Ky postim i “Zonjës së Vjetër” në “Facebook” erdhi pasi Zhegrova dhe Kosova do të luajnë sonte ndaj Sllovenisë.
“Fat i mbarë, Edon”, shkruan Juventusi në shqip, teksa më pastaj vazhdon në gjuhën shqipe.
“Me kombëtaren e Kosovës, zikaltërti i ri do të luajë në kualifikimet e Botërorit”, vazhdon më tej postimi i Juventusit.

Kosova do të luajë sonte ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.
Deri tani, Kosova i ka zhvilluar dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026, teksa ka arritur një fitore dhe ka pësuar një disfatë.


