• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi insiston për Ismajlin

29/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Juventusit është e detyruar të transferoj një mbrojtës në afatin kalimtar të janarit, ndërsa listës i prinë reporezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli.

Lëndimi i Gleison Bremerit që pothuajse ka humbur sezonin, ka lënë zbrazëti në mbrojtjen e Juventusit dhe drejtuesit e klubit tashmë kanë nisur punën për të intervenuar në këtë repart.

Mediumet italiane raportojnë të martën se Ismajli po shihet si përforcim i duhur për Juventusin, ekip që po monitoron edhe disa mbrojtës të tjerë.

Megjithatë, thuhet se Juventusi së shpejti do ta kontaktoj Empolin në lidhje me transferimin e Ismajlit, i cili këtë sezon po vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A.

Ka disa ndeshje që skautët e Juventusit kanë përcjell nga afër Ismajlin si tek Empoli ashtu edhe te Shqipëria dhe tashmë po bëjnë gati ofertën për kartonin e tij.

28-vjeçari është pjesë e Empolit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Spezia, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 9 paraqitje në kampionatin italian.

Ismajli ka kontratë me Empolin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro.

Krahas Juventusit, në garë për shërbimet e Ismajlit është edhe skuadra e Interit.

Next Post

U zgjodh “Trajneri më i mirë i vitit”, Ancelotti: Falenderoj Vinicius dhe Carvajal

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.