Monday, 27. July 2026
Sport

Juventusi siguron sulmuesin Bolongo, fiton konkurrencën me Interin

GS 27/07/2026 1 Min. Lesezeit

Goditje në perspektivë për Juventusin, që ka siguruar Tegra Bolongo, sulmuesin 15-vjeçar të Lausanne Sport që kërkohej nga shumë klube të mëdha. Bardhezinjtë kanë fituar konkurrencën me Interin që kishte bërë lëvizjet e veta për lojtarin e ri.

Bolongo ka pasaportë zvicerane dhe kongoleze. Para se të firmosë kontratën në shtator, sapo të mbushë 16 vjeç, Bolongo do të kalojë një periudhë prove te “Zonja e Vjetër”.

Bolongo, edhe pse në moshë shumë të vogël, është dalluar për fizikun e tij shumë të fortë. Është 194 centimetra i gjatë dhe luan me këmbën e majtë. Ai u bashkua verën e kaluar me Lausanne Sport, ku realizoi 14 gola në kampionat dhe u grumbullua menjëherë me kombëtaren zvicerane të moshës së tij. Kemi të bëjmë me një profil modern atipik, pasi ka një teknikë të admirueshme me topin në këmbë.

Teilen: