• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juvja e shiti për 13 milionë euro te Livepuli, Kieza: Keqardhje, por duhej të largohesha

28/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pa dyshimeve të shumta dhe vlerësimit të ofertave, Federiko Kieza ka zgjedhur Liverpulin si destinacion të radhës për karrierën e tij. Megjithatë, pas përfshirjes së Milanit në orët e fundit, dhe darkës mes Xhiuntolit e menaxherit të lojtarit, anësori i Juves vendosi të transferohej në Angli, duke i dhënë dritën jeshile akordit mes palëve.

KIEZAAA

“Zonja e vjetër” dhe Liverpuli kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit, i cili tashmë është në Angli gati për të nisur aventurën e re nën urdhërat e trajneri Arne Slot. Dy klubet kanë arritur një akord prej 13 milionë eurosh plus bonuse, me sulmuesin që nënshkruan një kontratë katërvjeçare me një pagë 5 milionë në vit.

Kieza, i cili ka disa kohë që është jashtë projektit të Tiago Motës, para se të merrte avionin për në Liverpul, është ndalur nga disa gazetarë për të cilët ka deklaruar: “Jam shumë i lumtur që filloj këtë aventurë të re. Doja t’u them lamtumirë tifozëve të Juventusit dhe shumë faleminderit për dashurinë për këto vite. Do t’ju mbaj në zemrën time gjithmonë. Më vjen keq që largohem, por jam i lumtur për këtë aventurë të re, që familja ime dhe unë mezi presim”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dinamo Zagreb e ‘vulos’ sonte kualifkimin në Ligën e Kampionëve, Arbër Hoxha në stol

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.