Sunday, 30. August 2026
Sport

“Ka pësuar një goditje të lehtë në tru”, trajneri legjendar i NBA-së në fazë rehabilitimi

GS 13/11/2024 1 Min. Lesezeit

Skuara e San Antonio Spurs ka njoftuar se trajneri Gregg Popovich ka pësuar një goditje të lehtë në tru (ictus). Ekipi teksan ka konfirmuar sëmundjen që e ka mbajtur trajnerin legjendar jashtë stërvitjes që nga 2 nëntori i kaluar, në prag të ndeshjes kundër Minnestoa Timberëolves.

Në deklaratë, Spurs kanë konfirmuar se ai tashmë ka filluar një program rehabilitimi dhe presin që ai të rikuperohet plotësisht dhe nuk është përcaktuar një datë specifike për kthimin e tij. Organizata falënderon komunitetin për sigurimin e privatësisë dhe hapësirës për familjen

Që kur u bë i ditur problemi i tij shëndetësor, Popovich ka humbur gjashtë ndeshje. Mitch Johnson u emërua trajner i përkohshëm, dhe është në krye të skuadrës në mungesë të tij, me një rekord 3-3.

Në krye të San Antonio Spurs që nga viti 1996, Popovich ka fituar si trajner me teksanët pesë herë titullin kampion në NBA. Në tri  raste është shpallur trajneri i sezonit.

Teilen: