Milan është në kërkim të një sulmuesi, i aftë për të bërë ndryshimin në repartin e avancuar.
“SportMediaset” raporton se kuqezinjtë kanë piketuar Mauro Ikardin. Ata kanë kontaktuar PSG-në për argjentinasin që luajti i huazuar këtë sezon në Turqi te Gallatasarai.
Shifra e operacionit shkon diku te 15-20 milionë euro, por paga e argjentinasit prej 7 milionë euro në sezon mund të jetë një problem në horizont.
Ikardi ka qenë pjesë e ekipit të Interit teksa ka shënuar 124 gola në 219 paraqitje në të gjitha garat për zikaltërit.
PANORAMASPORT.AL