Tuesday, 21. April 2026
Sport

Ka shënuar mbi 100 gola me Interin, kuqezinjtë kërkojnë në skuadër ish-sulmuesin zikaltër

GS 26/06/2023 1 Min. Lesezeit

Milan është në kërkim të një sulmuesi, i aftë për të bërë ndryshimin në repartin e avancuar.

Mauro Icardi returns to training with Inter Milan after six-week absence |  Football News | Sky Sports

“SportMediaset” raporton se kuqezinjtë kanë piketuar Mauro Ikardin. Ata kanë kontaktuar PSG-në për argjentinasin që luajti i huazuar këtë sezon në Turqi te Gallatasarai.

Shifra e operacionit shkon diku te 15-20 milionë euro, por paga e argjentinasit prej 7 milionë euro në sezon mund të jetë një problem në horizont.

Ikardi ka qenë pjesë e ekipit të Interit teksa ka shënuar 124 gola në 219 paraqitje në të gjitha garat për zikaltërit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: