Wednesday, 7. October 2026
Futboll

Ka shumë mungesa në mbrojtje, Mourinho gjen zgjidhjen për ndeshjen e radhës të Real Madridit

GS 07/10/2026 1 Min. Lesezeit

Me mbarimin e periudhës së ndeshjeve ndërkombëtare për Ligën e Kombeve, në fundjavë rikthehen ndeshjen e kampionateve. Real Madrid është në një situatë delikate në mbrojtje, ku ka disa mungesa të rëndësishme.

Dean Huijsen nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të kartonit të kuq të marrë në derbin e fundit ndaj Atletico Madridit, ndërsa Eder Militao dhe Raul Asencio janë të dëmtuar.

Në këtë situatë, Mourinho është detyruar të thërrasë Oscar Naasei, mbrojtësin portugez 21-vjeçar, i cili u transferua gjatë verës nga Granada por për ekipin e dytë, Real Madrid Castilla.

Gjatë kësaj jave ai është stërvitur me ekipin e parë dhe ndoshta Mourinho mund t’i japë mundësinë të debutojë në La Liga në fundjavë në sfidën ndaj Villarreal.

Teilen: