Pas një paraqitjeje të shkëlqyer nën drejtimin e Zinedine Zidane, Eduardo Camavinga la sërish mbresa me kombëtaren franceze të hënën, në ndeshjen kundër Belgjikës.
23-vjeçari luajti si titullar në këtë takim në përmbysjen 4-1 ndaj Belgjikës dhe bëri një perfomancë tejet të mirë. Duke luajtur 88 minuta në një nivel jashtëzakonisht të lartë, mesfushori dominoi repartin e mesfushës franceze dhe tregoi autoritet, gjë që nuk ka ndodhur te Real Madrid.
Camavinga prej kohësh është përfolur për një largim nga Real Madrid, minutazhi i tij është zvogëluar ndjeshëm. Por me paraqitjet e bëra së fundmi me Francën nga Camavinga, ndoshta do të bëjë që Jose Mourinho dhe drejtuesit e Real Madridit të ndërrojnë mendje për të.