Saturday, 29. August 2026
Sport

Kampionati i vajzave/ Vllaznia mund Partizanin, fitojnë edhe Gramshi, Apolonia e Laçi

GS 18/11/2024 1 Min. Lesezeit

Java e gjashtë e kampionatit të vajzave përfundoi sot me takimin e fundit Partizani – Vllaznia.

Në stadiumin “Arena e Demave” fituan vajzat kuqeblu  2-0 me golat e Doçit dhe Ramadanit. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për Vllazninë që kryeson kampionatin me 18 pikë.

Në sfidat e tjera, Gramshi mundi Teutën me rezultatin e thellë 15-0. Apolonia triumfoi 9-0 ndaj Lushnjes, ndërsa Laçi mposhti Tiranën 2-0.

Takimi Egnatia – Kinostudio u mbyll në barazim me rezultatin 1-1. /FSHF

Teilen: