Wednesday, 7. October 2026
Futboll

Kane barazon rekordin e Shliton me kombëtaren: Është diçka që i kalon edhe ëndrrat e mia më të guximshme

GS 07/10/2026 2 Min. Lesezeit

Anglia fitoi 3-0 ndaj Republikës Çeke në ndeshjen e fundit të Nations League, një ndeshje që do të mbetet gjatë në mendje për sulmuesin Harry Kane. Ai realizoi dy gola në këtë triumf dhe barazoi rekordin e 125 ndeshjeve me fanellën e “3 luanëve” (njësoj si Peter Shilton).

Kapiteni i Anglisë thotë se arritja e këtij momenti historik i ka kaluar edhe ëndrrat e tij më të guximshme. “Është një arritje e jashtëzakonshme për mua. Ka pasur shumë momente të rëndësishme gjatë karrierës sime”, deklaroi sulmuesi anglez.

“Kur kthej kokën pas te debutimi im me Anglinë dhe te fakti se sa shumë ishte ajo një ëndërr e bërë realitet, mendoj se kjo e kalon edhe atë që mund ta kisha ëndërruar ndonjëherë. Të jem tani në kuotën e 125 ndeshjeve është një privilegj i madh”, shtoi Kane.

Më tej, ai shtoi: “E dua grumbullimin me kombëtaren e Anglisë, dua të luaj në çdo ndeshje dhe ta përfaqësoj vendin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo mbrëmje ishte e veçantë për mua dhe Anglinë”.

“Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja. Nuk bëhet fjalë për mua, por për ekipin. Të ndihmoj skuadrën ta arrijë këtë fitore me disa gola dhe një paraqitje të mirë kolektive, si dhe ta mbyll javën në mënyrë të shkëlqyer. Ka qenë një mbrëmje e përsosur për mua“, tha Harry Kane.

Teilen: