Tuesday, 19. May 2026
Sport

Kapiteni Amir Rrahmani në ditën e ndeshjes së Kosovës, i bën reklamë takimit Napoli – Empoli

GS 12/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Kosovës në ndeshjen kundër Izraelit.

Rrahmani madje është duke luajtur kundër Empolit në Serie A, shkruan lajmi.net.

Ai ka vendosur që nëpërmjet rrjetave sociale ta promovoj ndeshjen e skuadrës së tij, duke e “harruar” Kosovën.

Napoli është duke barazuar pa gola ndaj Empolit të Etrit Berishës.

Kosova pret Izraelin me fillim nga ora 20:45.

Kur i kanë mbetur edhe tre ndeshje për të përfunduar këtë fushatë eliminatore, Kosova mban vendin e katërt me shtatë pikë dhe shanse minimale kualifikimi.

Izraeli është një pozitë më lartë me 11 pikë, por ka edhe një ndeshje më pakë të zhvilluar se Kosova. /Lajmi.net/

Teilen: