Thursday, 30. April 2026
Sport

Kapiteni Xhaka gati për të marrë 3 pikët e para të Europianit me kombëtaren e tij, mësoni formacionet zyrtare të takimit Hungari-Zvicër

GS 15/06/2024 1 Min. Lesezeit

Hungaria do të përballet me Zvicrën, takim i vlefshëm për Grupin B të Kampionatit Europian 2024.

Capture

Gjermania mbrëmjen e kaluar arriti të triumfonte kundër Skocisë, duke marrë 3 pikët e para të këtij grupi, ndërsa po këtë synim kanë të dyja këto skuadra ditën e sotme.

Xhaka dhe Shaqiri i kanë premtuar tifozëve që do ta çojnë ekipin të paktën deri në gjysmëfinale, dhe rrugëtimi fillon pikërisht këtu, me takimin kundër Hungarisë.

FORMACIONET ZYRTARE

HUNGARIA (3-4-2-1): Gulashi; Szlai, Orban, Lang; Kerkez, Shafer, Nagi, Fiola; Szoboszlaui, Sallai; Varga | Trajner: Marko Rosi

ZVICRA (3-4-2-1): Zomer; Shar, Akanzhi, Rodrigez; Vildmer, Xhaka, Frojler, Ndoje; Vargas, Ebisher; Duah | Trajner: Murat Jakin

WhatsApp Image 2024-06-15 at 14.04.41

PANORAMASPORT.AL

Teilen: