Monday, 31. August 2026
Sport

Kategoria e Parë: Fitojnë Kukësi dhe Kastrioti, Nikaj largohet nga Pogradeci

GS 09/11/2024 1 Min. Lesezeit

Sapo kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë. Kastrioti ka mposhtur me rezultatin 2-0 Pogradecin, ndërsa Kukësi ka fituar 1-0 në transfertë përballë Erzenit.

Krutanët kanë mposhtur pogradecarët në stadiumin “Redi Maloku”, falë dy golave të shënuar nga Kapllani dhe Hoxha në pjesën e dytë. Trajneri i miqve Samuel Nikaj ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij si trajner i Pogradecit pas kësaj humbjeje.

Kukësi ka marrë një fitore të çmuar në transfertë përballë Erzenit të vendit të fundit, falë golit të shënuar nga Sadiq në pjesën e dytë.

Teilen: