Me katër gola të shënuar, ka përfunduar pjesa e parë e super-ndeshjes mes Paris Saint-Germaninit dhe Bayern Munchenit.
Pas 45 minutave të para, rezultati është 2:2 dhe kanë mundur të shënoheshin edhe më shumë gola sikur të realizoheshin të gjitha rastet e të dy skuadrave.
Pjesa e parë ishte fantastike, duke dhuruar një spektakël të vërtetë futbolli.
Sulmuesi Harry Kane (17′) nga penalltia dhe Michael Olise (41′) shënuan për Bayernin, ndërsa Kvicha Kvaratskhelia (24′) e Joao Neves (34′) realizuan për Parisin.
Kjo është ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve dhe bazuar në pjesën e parë, pjesa e dytë pritet të jetë edhe më fantastike.
Teilen: