• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Katër klube të mëdha interesohen për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi

28/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Puna e mirë e trajnerit Simone Inzaghit me Interin, ka tërhequr vëmendjen e katër klubeve me peshtë të kontinentit. Sikurse përcillet nga mediat përtej detit, Manchester United dhe Chelsea kanë nisur të mendojnë për takticienin Italian.

Madje, është mësuar gjithashtu se klubet në fjalë mund t’I ofrojnë Inzaghit deri në 9 milionë euro në sezon. Po ashtu, një sy nga ish-timonieri I Lazios kanë nisur ta mbajnë edhe Liverpool, bashkë me Barcelonën, me këto dy të fundit që në fund të sezonit do të mbeten pa trajnerë, duke qenë se Jurgen Klopp dhe Xavi Hernandez do të largohen nga pozicionet përkatëse. Se ç’do të ndodhë në këtë situatë, kjo mbetet për t’u parë, por Interi nuk dëshiron në mënyrë absolute që Inzaghit të largohet.

Në sezonin e tretë në krye të skuadrës, në kampin zikaltër janë mëse të kënaqur nga puna e 47 vjeçarit, kontrata e të cilit përfundon në verën e 2025-tës. Sikurse bëhet me dije, Interi ka gati një rinovim të kontratës me trajnerin në fjalë, por propozimi pritet të bëhet public në përfundin të sezonit, sepse për momentin klubi është përqendruar në edicionin actual.

Si fillim, duhet siguruar titulli kampion, që do të ishte njëkohësisht edhe ylli I dytë në fanellë, e më pas do të diskutohet për rinovimin e Inzaghit. Në fakt, çështja e yllit të dytë duket thjesht çështje kohe, sepse Interi është duke e dominuar kampionatin Italian, teksa në 25 ndeshje, kryeson me 66 pikë, 9 më tepër sesa Juventusi I vendit të dytë. Diferencë mund të thellohet në 12 pikë, nëse Interi fiton takimin e prapambetur që ka me Atalantën në San Siro.

Next Post

Rrahmani autor i golit, Napoli bindshëm ndaj skuadrës së shqiptarëve 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.