Friday, 24. April 2026
Sport

Rrahmani autor i golit, Napoli bindshëm ndaj skuadrës së shqiptarëve 

GS 28/02/2024 1 Min. Lesezeit

Napoli ka treguar prej ndeshjeve më të mira duke fituar në udhëtim me rezultat 6:1 ndaj Sassuolos, në ndeshjen e mbetur të javës së 21-të të Serie A.

Amir Rrahmani është paraqitur standard për Napolin, duke shënuar në minutën e 29-të. 

Për Napolin shënuan Rrahmani (29′), Osimhen (31′, 41′, 47’), Kvaratskhelia (51′ e 75′) dhe për Sassuolon shënoi Racic (17′).

Nedim Bajrami ka luajtur titullar për Sassuolon dhe është zëvendësuar në minutën e 77-të dhe Marash Kumbulla është aktivizuar në atë të 77-tën.

Napoli renditet në vend të nëntë me 40 pikë e Sassuolo në të 18-tin me 20 sosh.

Teilen: