Katër futbollistë me prejardhje shqiptare do të startojnë nga minuta e parë për Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në ndeshjen kundër Anglisë.
Maqedonia e Veriut dhe Anglia takohen sonte në Shkup, me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024, shkruan lajmi.net.
Katër lojtarët shqiptarë, Musliu, Alioski, Bardhi dhe Alimi do ta nisin si titullar takimin me “Tre Luanët”.
Kjo sfidë do të luhet më shumë për “statistika” për faktin se Anglia ka siguruar pjesëmarrjen në Evropian nga vendi i parë, ndërkaq Maqedonia e Veriut është pa gjasa për kualifikim.
Anglia dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e Grupit C së bashku edhe me Italinë, Ukraninën e Maltën./Lajmi.net/