Wednesday, 16. September 2026
Sport

Katër mungesa të konfirmuara te Shqipëria

GS 16/09/2026 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, do ti ketë disa mungesa për grumbullimin e këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve.

Selektori Rolando Maran gjatë kësaj jave do ta publikojë listën e futbollistëve të ftuar, por do t’i ketë katër mungesa të rëndësishme.

Portieri Thomas Strakosha, sulmuesi Myrto Uzuni dhe mbrojtësit Arlind Ajeti e Marash Kumbulla nuk do të jenë të gatshëm për duelet e Ligës së Kombeve për shkak të lëndimeve.

Mungesa e tyre përbën shqetësim për stafin teknik, duke pasur parasysh rëndësinë që këta lojtarë e kanë pasur në përbërjen e Shqipërisë në periudhën e fundit.

Megjithatë, në listë do të ketë rikthime të rëndësishme, siç janë Rey Manaj e Ernest Muçi duke i dhënë selektorit Maranalternativa për sulmin.

Maran do ta publikojë listën të premten kurse të hënën e ardhshme, Shqipëria nis grumbullimin për dy ndeshjet me San Marinon, pastaj nga një ndeshje me Bjellorusinë dhe Finlandën, të cilat do ti luajë nga 26 shtatori deri më 6 tetor.

Teilen: